Facebook po punon në zhvillimin e verzionit të vet të bitkoinit, me të cilin do paguajnë përdoruesit brenda rrjetit

  • 04 May 2019 - 10:43
Facebook po punon në zhvillimin e verzionit të vet të bitkoinit, me të cilin do paguajnë përdoruesit brenda rrjetit

Shërbimet e ndryshme brenda rrjetit social Facebook, në të ardhmen mund të paguhen përmes një kriptovalute speciale.

Raportohet se kompania po e zhvillon versionin e vet të bitkoinit, me të cilin do të paguajnë përdoruesit brenda rrjetit, ndërsa nëse shkon si është planifikuar mund të lansohet së shpejti

Derisa përdoruesit mund ta ketë shumë më të lehtë pagesën me këtë monedhë digjitale, Facebook ka kapital që ta mbajë valutën në nivlin e duhur.

“Kur mendoj mendoj për qasjet që njerëzit i bëjnë në mënyrë individuale, atëherë mund të them se pagesat janë një formë, ku mund të bëjmë më shumë” ka thënë Mark Zuckerberg, në aktivitetin e përvitshëm Facebook F8.

Wall Street Journal raporton se Facebook, ka bërë marrëveshje me disa firma financiare dhe kompani që merren me shitjet në internet, lidhur me këtë projekt të ri.

Si pjesë e planeve të Facebook, janë që të shpërblehen përdoruesit me kriptovaluta, kur përdorin reklama dhe opsione tjera të shpërndarjes.

(Kosova Sot Online)