OnePlus 7 reklamohet duke e hedhur në kovën me ujë, gjë që nuk rekomandohet të bëhet

  • 05 May 2019 - 11:05
OnePlus 7 reklamohet duke e hedhur në kovën me ujë, gjë që nuk rekomandohet të bëhet

Reklama re e OnePlus 7, tregon se si ky telefon mund të hudhet në kovën me ujë dhe është në rregull – por, në të njëjtën kohë, thuhet se kjo nuk është e vërtetë.

Në imazhet e shpërndara, shihet dizajni i këtij telefoni që lansohet më 14 maj, si dhe dëgjohet tingulli në momentin që zhytet në ujë.

“Telefonat që janë rezistues ndaj ujit, janë shumë të shtrenjtë, andaj sollëm diçka më të lirë” thuhet në reklamë.

Kompania prodhuese, ka thënë se OnePlus 7 është rezistuese ndaj ujir apo likuideve tjera, vetëm në kushte optimale.

Zhytja në ujë në mënyrë vullnetare, e OnePlus 7 nuk rekomandohet të bëhet dhe për këtë veprim, nuk ofrohet kompenzim.

(Kosova Sot Online)