Xbox Two thuhet se do të jetë më i fuqishëm se PlayStation 5

  • 06 May 2019 - 08:39
Xbox Two thuhet se do të jetë më i fuqishëm se PlayStation 5

Versioni i ardhshëm i Xboxit nga Microsofti, i cili është koduar me emrin “Anaconda”, do të jetë më i fuqishëm se sa PlayStation 5 e Sonyt.

Kjo është sipas reporterit Ainsley Bowden, i cili kohët e fundit ka shkruar në Twitter se “shumë burime të brendshme kanë konfirmuar se është e vërtetë që Xbox Anaconda do të jetë më i avancuar”.

Kur u pyet nëse burimet që i referohej Bowden ishin të tijat, ai deklaroi se nuk ishin burimet e tij, por “burime të njohura për informacionet MS/Xbox që janë shumë të besueshme dhe kanë qenë të sakta për vite me radhë”.

Nëse Xbox Two është më i fuqishëm se PlayStation 5, i zbuluar zyrtarisht nga arkitekti i sistemit të konzolës, Mark Cerny, atëherë për fanatikët e lojërave do të ofrohen një zgjedhje spektakolare, kur vjen raundi për të zgjedhur besnikërinë e tyre në luftën e ardhshme mes konzolave.

(Kosova Sot Online)