Shtyhet debutimi i Golf 8

  • 09 May 2019 - 14:04
Shtyhet debutimi i Golf 8

Përdorimi i teknologjisë brenda makinës si dhe ndërlidhjet mes baterive për energji më të pastër, kanë bërë që dalja e Golf 8 në treg të shtyhet.

Ishte paraparë që ajo të debutojë në Frankfurt Motor Show në shtator. Por tani pritet që ajo të shtyhet deri në fund të 2019 apo ndoshta edhe në fillim të vitit 2020.

Fotot e fundit të rrjedhura të gjeneratës së tetë të Golf tregojnë për një makinë që do të ndihet më e lehtë se paraardhësit e saj, ajo duket më e gjerë dhe pakëz më e gjatë.

Do të mbesë 1.47 metra e gjatë, ndërsa dritat e saja të gjata e bëjnë pjesën e përparme pak më vertikale.

Volkswagen Golf Mk 8 do thyejë traditat duke përdorur dy sisteme hibride, një me 12 volt dhe atë më të shtrenjtë 48 volt që do ngrejë transmisonin e karbonit dhe do bëjë shpejtësinë në fillimet e saja më të fortë.

Fuqinë do e marrë nga motori i tanishëm Golf 1.5 TSI me katër cilindra. Ky mund të jetë motori i fundit i vogël me dizel që Volkswagen zhvillon.

Image

Do të ketë ose një ndërrues të marshit manual me gjashtë shpejtësi apo automatik me shtatë.

Teknologjia që do të përdoret në ekranin brenda makinës është shumë e lartë. Gjithashtu do ketë edhe opsione që ndihmojnë shoferin sikur ajo e sensorëve nëpër parkime.

Mund të jetë mundësia që edhe dritat të jenë me touchscreen.

Gjithsesi pritet që Golf i gjeneratës 8 të vëjë një standart të ri.

(Kosova Sot Online)