Dalin në shitje veturat Aston Martin të filmave James Bond

  • 19 May 2019 - 17:20
Dalin në shitje veturat Aston Martin të filmave James Bond

Edicioni i njëzetë i shitjes vjetore në Bonhams të veturës Aston Martin do të mbahet për herë të parë në The Wormsley Estate në Hills Chiltern, rreth një orë jashtë Londrës.

Image

Pronari i Wormsley, në shtëpi si një terren i kriket me famë botërore dhe në festivalin vjetor të Garsington Opera, është në pronësi të familjes Getty që nga viti 1985. Pjesëmarrësit e ankandit të Aston Martin do të jenë në gjendje të shohin evenimentin “Concours” gjysmëvjetor ku pronarët e klubit Aston Martin tregojnë makinat e tyre për t’u gjykuar.

Aston Martin u themelua në vitin 1913 dhe merr emrin nga Lionel Martin (bashkëpronar me Robert Bamford) i cili përdori për të garuar në Aston Hill (një kodër që përdorte për të garuar me makina deri në vitin 1925). I lidhur me elegancën dhe shpejtësinë, nuk është çudi që Aston Martin ka qenë vetura e zgjedhur nga agjenti i famshëm sekret Ian Fleming.

Image

Veturat në Bonhams do jenë prej atyre më të vjetrave që është Lagonda e e vitit 1952 deri tek Vanquish Zagato të vitit 2019. Vëmendja do të jetë tek seria DB4 V, që janë vetëm 70 të prodhuara gjatë të gjitha kohërave dhe ka vlerën së paku 750 mijë funta.

Fansat e James Bond do të jenë të kënaqur që të shohin një gamë të gjerë të veturave të filmit shumë të njohur. Modeli i vitit 1965 Aston AMrtin DB5 do jetë një nga ta, DB5’ta ka qenë në fGoldfinger, Thunderball dhe Goldeneye, si dhe Casino Royale dhe Skyfall. Ai do ketë vlerën prej 620 deri 680 mijë funta.

DBS vitit 1969 do vlejë më pak diku 120 mijë funta. Modelet tjera po ashtu sillen rreth këtyre çmimeve.

Image

Fansat e James Bond mund të vizitojnë muzeun e filmave në Londër. Mbi 100 makina nga 2 filma të James Bond ndodhen aty duke e bërë atë koleksionin më të madh të veturave të James Bond.

Image

 

(Kosova Sot Online)