Super Mario Maker 2 do të ketë co-op dhe një varg funksionesh të reja

  • 25 May 2019 - 18:44
Super Mario Maker 2 do të ketë co-op dhe një varg funksionesh të reja

Super Mario Maker 2 duket si një përmirësim i konsiderueshëm në krahasim me lojën origjinale. Nintendo i ka publikuar detajet rreth lojës, me një numër të madh të funksioneve dhe karakteristikave që do të jenë në dispozicion për këtë lojë të Switch, raporton The Verge.

Mes karakteristikave kryesore është co-op mode, i cili e mundëson krijimin dhe dizajnimin e niveleve me edhe një lojtar në të njëjtën konzolë. Gjithashtu, do të jetë e mundur të luhet përmes niveleve të krijuara dhe atë online me deri në katër lojtarë të tjerë.

Loja do ta ketë gjithashtu një numër të madh temash të reja, duke përfshirë shkretëtirën, dimrin dhe pyllin; pastaj një opsion të ri për natën i cili i ndryshon funksionet e disa aspekteve të lojës; karakteret e tjera janë Red Yoshi dhe Angry Sun; ofrohen switchet on/off; skrollimi i përshtatur përmes niveleve; single player story mode; një muzikë krejtësisht e re nga kompozitori Koji Kondo.

(Kosova Sot Online)