Reagon Huawei ndaj bllokimit të Android

  • 21 May 2019 - 08:46
Reagon Huawei ndaj bllokimit të Android

Ditën e djeshme, gjiganti i motorit të kërkimit online Google tha se në përgjigje të kërkesave të qeverisë Amerikane do ti ndalojë Huawei përdorimin e Androidit me shërbimet e Google Play dhe dyqanin e aplikacioneve Play Store.

Menjëherë pas lajmit Huawei dha një reagim i cili më shumë sesa përgjigje, na jep pyetje të reja në mendje. Kompania tha se ka dhënë një kontribut të çmuar për zhvillimin e Android globalisht dhe premtoi që pavarësisht kësaj do të vazhdojë të ofrojë përditësime sigurie për telefonët e saj shitur në çdo cep të botës.

Ky premtim mbulon të gjithë telefonët e shitur deri më sot dhe ato që janë ende në stok në dyqane në mbarë botën.

Vetë Google tha se përdoruesit ekzistues të telefonëve Huawei do të mbajnë aksesin në Play Store dhe të kenë mundësi të përditësojnë aplikacionet. Por ajo që mbetet për tu parë në të ardhmen janë përditësimet e sistemit operativ Android.

Sot përdoruesit kanë ngelur me shpresën se SHBA-ja dhe Kina do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të zgjidhin luftën e tyre tregtare e cila ka qenë edhe arsyeja kryesore e vendosjes së Huawei në listën e zezë të qeverisë Amerikane.

Nga ana tjetër Huawei ka punuar për këtë ditë kur do të humbiste aksesin në softuerin e kompanive Amerikane si Google dhe Microsoft duke zhvilluar një sistem operativ të tij

(Kosova Sot Online)