Facebook do të lansojë GlobalCoin vitin e ardhshëm

  • 27 May 2019 - 16:02
Facebook do të lansojë GlobalCoin vitin e ardhshëm

Facebook, do të krijojë një sistem qarkullimi të monedhës digjitale deri në vitin 2020. Sipas BBC-së Mark Zuckerberg dhe kompania e tij do të startojë testimin e kriptomonedhës GlobalCoin deri në fund të këtij viti.

Detajet për kriptomonedhën dhe sistemin digjital të qarkullimit të saj, themeluesi i Facebook-ut do ti bëjë të ditura këtë verë. Ndërkohë Senati Amerikan ka shprehur shqetësimin e tij për ambicien e Facebook-ut për të hyrë në biznesin e monedhës digjitale.

Në një letër të hapur, Senati i kërkoi kompanisë transparencë për sa i përket privatësisë dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe sesi kompania po planifikon të trajtojë në këtë aspekt informacionin financiar për përdoruesit e kriptomonedhës.

(Kosova Sot Online)