Versioni iOS 13 prezantohet javën e ardhshme, dhjetë përditësimet që mund t’i ketë

  • 29 May 2019 - 08:18
Versioni iOS 13 prezantohet javën e ardhshme, dhjetë përditësimet që mund t’i ketë

Shumë shpejtë, do të kemi mundësi ta shohim versionin e ri të iOS 13.

Worldwide Developers Conference fillon me tre qershor, ku Apple do t’i prezantojë ndryshimet e reja.

Deri më tani, ka pasur shumë lajme dhe spekulime, ndërsa ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim për përmbajtjen. Kjo nuk i ka ndaluar përdoruesit, të listojnë dhjetë pritje për atë që iOS 13 mund t’i ofrojë.

Sistemi i errësimit të ekranit

Ka qenë në listën e pritjeve për iOS 12, si dhe do të mbetet derisa Apple ta aplikojë. Sipas disa lajmeve, mundësia e errësimit të ekranit do të arrijë në versionin e ri, ndërsa është në fillim të opsioneve fillestare.

Siri më i mirë

Megjithëse Apple ka punuar shumë për ta përmirësuar, Siri ende ka mbetur prapa konkurrencës. Opsioni Siri Shorcutc është ende i komplikuar dhe shkakton huti, derisa nuk vepron në mënyrë konkrete. Asgjë nuk mund të ndryshohet brenda natës, mirëpo nga Apple kërkohet që të bëjë disa veprime, që sistemi të ofrojë mundësi sa më konkrete.

Mundësi për të gjetur Emoji

Gjetja e Emoji

Shfrytëzohen në masë të madhe dhe po konsiderohen si komunikim më i përhapur i kësaj kohe, ndërsa Apple ofron Emoji shumë konkrete. Me një figurë mund të thuhet shumë, mirë është problem se si të gjendet kjo figurë. Nëpërmjet iOS 13 kërkohet mundësia, që të gjendet figura konkrete, në momentin e duhur.

Mbështetje për iPhone 6

Ende nuk dihet, nëse Apple mund ta mbështesë me iOS 13 edhe iPhone 6, ndërsa nëse nuk e krijon mundësinë do t’i zhgënjente shumë përdoruesit. Sikur të krijohej mundësia, do të gëzonte shumë përdoruesit e iPhone 6, si dhe të rrëzonte mitin se nuk po i mbështetë pajisjet e vjetra.

Njoftimi për nivelin e zërit

Kutia e njoftimit për zërin

Janë bërë shumë vite, që kur është lansuar iPhone dhe sistemi iOS vazhdon ta ketë të njëjtin njoftim kontrollin e audios. Askujt nuk do t’i mungonte katrori me shenjën e ziles, si dhe vizat poshtë, që tregojnë nivelin e zërit, andaj do ishte e rrugës që të hiqej në përditësimin e ri.

Përmirësimi i fotografimit gjatë natës

Tani që Google e ka vërtetuar se mund të shkrepen fotografi të mahnitshme edhe gjatë natës, është koha që Apple të veprojë në të njëjtën mënyrë që ta krijojë mundësinë e njëjtë. Megjithëse iPhone ofron kamerë të mirë, është sistemi që nuk ia mundëson të njëjtën nëse shkrepja bëhet gjatë natës, andja në iOS 13 pritet të ofrohet krijimi i këtyre imzheve në errësirë.

Sistem më të hapur të kamerës

Kontrolli i kamerës

Meqë po flitet për fotografim, në përditësimet e iOS pritet të hapet më shumë sistemi i kamerës, që të bëhen fotografi sa më të personalizuara. Kamerat e iPhone janë shumë të mira, mirëpo nuk ofrojnë edhe sistem që ofron zhvillimin e kërkesave manuale, të cilat mund t’i përdor shfrytëzuesi.

Ndarja e ekranit për dy pamje te ndryshme

Dihet që Apple nuk mund të ofrojë një iPhone që i ofron të gjitha, mirëpo mund të ketë një ndryshim të thjeshtë. Nëse përcjellet rrjeti social, pse në njërën atë të mos ketë munësi të shikohet edhe ndonjë material muzikor. Me këtë ndarje, përdoruesit do të kenë mundësi që ta shfrytëzojnë edhe më shumë pajisjen e tyre të zgjuar.

Zhdukja e mësazheve

Shumë sisteme, tani e kanë zhvilluar mundësinë e zhdukjes së imazheve, derisa përdoruesit e Apple vazhdojnë t’i kenë mesazhet që i kanë shkruar edhe para shumë viteve. Modernizimi do ta bënte shumë më personal, vetëm se mund të bëhet në formatin e tanishëm dhe të mos ketë nevojë për një aplikacion tjetër që ofron opsionin e njëjtë.

Më shumë opsione në bazën kryesore

Baza kryesore të ketë më shumë opsione

Sistemi iOS ofron shumë mundësi, të cilat përdoruesit e Apple as që e dinë që ekzistojnë. Në versionin e ri, pritet që në mesin e përditësimeve, të ketë më shumë opsione në bazën kryesore. Kryesoret të jenë më të dukshme, si dhe një pjesë tjetër që do t’i tregonte disa prej atyre që kanë mundësi ta lehtësojnë përdorimin e sistemit.

(Kosova Sot Online)