Rivalë, por edhe miq/ BMW nderon presidentin e Mercedes

  • 02 June 2019 - 08:16
Rivalë, por edhe miq/ BMW nderon presidentin e Mercedes

Presidenti i Mercedes Benz, Dieter Zetsche ka dalë tani në pension pas vitesh në drejtim dhe për këtë rast është nderuar edhe nga rivalja BMW, që ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta bërë këtë.

Në ditën e pensionimit të tij, është provuar se rivalitetet në biznes nuk janë gjithnjë të egra, ndonjëherë, janë thjeshtë të mira. BMË ka pajtuar një sozi të Zetsche për realizimin e videos, të pajisur edhe me mustaqet e tij të pangatërrueshme, për të realizuar skenën e daljes së tij në pension.

Në fillim të videos, Dieter Zetsche shihet teksa ndahet me punonjësit e tij dhe përgatitet të dalë nga zyra. Më pas ai shkon në shtëpi me një Mercedes Benz të klasit S. Dhe kur arrin në shtëpi, hap derën e garazhit, vetëm për të dalë menjëherë që andej mbi një BMË i8 Roadster, ngjyrë portokalli.

Më në fund i lirë – shkruhet me titra para se videoja të mbyllej me një falenderim për Zetsche. “Faleminderit Dieter Zetsche për kaq shumë vite konkurrencë frymëzuese”.

Videoja është bërë virale me mbi 3 milionë shikime në youtube dhe 1.5 milionë klikime në facebook dhe janë të shumtë ata që duartrokasin kreativitetin e BMW.

(Kosova Sot Online)