Keni dyshime se po ju përgjojnë telefonin? Ja si ta vërtetoni

  • 03 June 2019 - 13:49
Keni dyshime se po ju përgjojnë telefonin? Ja si ta vërtetoni

Sa herë që dëgjojmë zhurmë gjatë kohës që jemi duke folur në telefon me dikë, na shkon në mendje dyshimi se mund të jenë duke na përgjuar.

Në ditët e sotme, smartphonët mund të përgjohen lehtësisht me pajisje apo aplikacione.

Për t’u siguruar nëse telefoni juaj është duke u përgjuar, mësoni disa nga shenjat shenja që tregojnë se persona të tjerë përtej telefonit janë duke ju “spiunuar”.

-Bateria fillon të konsumohet më shpejt se zakonisht edhe në rastet kur është e re dhe e papërdorur shumë.

-Bateria e celularit nis të bjerë pa u përdorur.

Bateria e telefon përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo mesazheve zanore.

-Nëse celulari juaj nxehet edhe nëse nuk është duke u përdorur. Telefoni mund të jetë duke u shfrytëzuar pa njohurinë tuaj.

-Mesazhe të koduara.

-Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar.