Apple prezanton Mac Pro të ri

  • 06 June 2019 - 08:13
Apple prezanton Mac Pro të ri

Në Worldwide Developers Conference, Apple e ka prezantuar kompjuterin e ri Mac Pro, që ka procesor me 28-core nga Intel Xeon dhe kartelën Afterburner që mundëson montimin e filmimeve.

Pajisja e fuqishme, ka marrë vëmendjen e publikut edhe për shkak të dukjes së çuditshme, që ngjanë sikur rende djathi.

Dizajni i pajisjes, është bazuar në Mac Pro të mëhershëm, që ka formë të njëjtë katrore dhe doreza të ngjashme.

Mirëpo, është brendësia që ka më së shumti rëndësi, meqë ka kpacitet prej 32GB RAM, kartelën grafike Radeon Pro 580X dhe 256GB SSD. Kompjuteri me 28-core Intel Xeon dhe 300 vat fuqi, ka sistem të memories deri në 1.5TB.

Afterburner i mundëson montimin e filmimeve, duke procesuar gjashtë miliardë pixel për sekondë, ndërsa ofron tri punime në të njëjtën kohë me 8K RAW. Mbështetja me dy module 2 MPX, përmban Thunderbolt me 500 watt fuqi.

Me kompjuterin Mac Pro që lansohet gjatë vjeshtës me çmim fillestar prej 5,999 dollarëve, Apple e ofron edhe monitorin gjigant me 32 inç, që e ka çmimin e njëjtë.

(Kosova Sot Online)