Amazon tani më e vlefshme se Google

  • 12 qershor 2019 - 15:14
Amazon tani më e vlefshme se Google

Gjiganti amerikan i tregtisë online Amazon tejkaloi kompanitë në fushën e teknologjisë Google dhe Apple duke u renditur në krye të klasifikimit të markave botërore më të fuqishme, sipas një klasifikimi të kryer nga zyra kërkimore “Kantar”.

Sipas kësaj liste të përvitshme me emrat e fituesve, e quajtur BrandZ, kompania e themeluar nga Jeff Bezos e rriti në 52% vlerën e markës së tij, në 315 miliardë dollarë.

Zyra kërkimore ”Kantar” dhe pronari i tij, gjiganti britanik i marrëdhënieve publike WPP, theksuan në një komunikatë se Amazon ka rritur vlerën e markës së tij nëpërmjet blerjeve inteligjente, një shërbimi të shkëlqyer për konsumatorin dhe kapacitetit për të dalë përpara konkurrentëve duke propozuar një ekosistem të pasur me produkte dhe shërbime.

Amazon kapërcen nga vendi i tretë në të parin duke ia rrëmbyer këtë pozicionim gjigantit të internetit Google, i cili bëri hapa pas duke u renditur në vendin e tretë, me një vlerë të kompanisë të regjistruar në 309 miliardë dollarë.

(Kosova Sot Online)