Huawei Nova 5 dhe Nova 5i do të prezantohen më 21 qershor

  • 14 June 2019 - 08:29
Huawei Nova 5 dhe Nova 5i do të prezantohen më 21 qershor

Huawei ka publikuar teaser trailerin e parë për serinë e ardhshme të telefonave Nova 5. Kompania tani e ka publikuar edhe videon e dytë, e cila zbulon se telefonat e serisë Nova 5 do të prezantohen më 21 qershor në Kinë.

Seria Nova 5 i përfshinë dy modele: Nova 5 dhe Nova 5i. Pritet që Nova 5 të jetë një model më i lirë me karakteristika premium, ndërsa Nova 5i do të duhej të jetë telefon nga segmenti i mesëm.

Sugjerohet që Nova 5 do të ketë ekran AMOLED prej 6.39 inçësh me sensor për gjurmë gishtash nën ekran. Telefoni do të punojë me ndihmën e çipsetit tetëbërthamësh Kirin 980, i kombinuar me 8 GB RAM. Pajisja mund t’i ketë katër kamera në anën e pasme, prej të cilave sensori kryesor do të duhej t’i ketë 48MP. Kapaciteti i pritshëm i baterisë është 4200mAh, me opsionin e mbushjes së shpejtë prej 44W.

Nga ana tjetër, specifikimet e Nova 5i janë zbuluar kohët e fundit në listingun TENAA. Telefoni nga segmenti i mesëm do të ketë displej 6.4 inçësh IPS LCD me rezolucion Full HD+. Ai do ta përdorë procesorin tetëbërthamësh Kirin 710, në kombinim me deri në 8 GB RAM dhe deri në 128 GB hapësirë për ruajtje. Në anën e pasme do të jenë kamerat prej 24MP + 8MP + 2MP + 2MP, ndërsa në pjesën e përparme do të jetë senzori prej 24MP. Sa i përket baterisë, Nova 5i vjen me 3900mAh.

(Kosova Sot Online)