Koenigsegg prezanton super “qershinë e kuqe”, vlen… 2,5 milionë euro

  • 15 June 2019 - 10:25
Koenigsegg prezanton super “qershinë e kuqe”, vlen… 2,5 milionë euro

Në muajin mars, Koenigsegg prezantoi të mrekullueshmen Jesko, një makinë e prodhuar në vetëm 125 njësi (të gjitha të shitura).

Ndërsa këtë javë, marka suedeze e famshme për prodhimin e supermakinave ka prezantuar një version edhe më luksoz të kësaj makine: Koenigsegg Jesko Red Cherry Edition. 

Ndryshimi është ngjyra e kuqe nga ana e jashtme dhe disa aksesorë shtesë sipas porosisë së klientëve.

Çmimi i këtij Koenigseggu është 2 350 000 euro, por nëse klienti kërkon ta personalizojë me aksesorë të ndryshëm, ky çmim do të rritet akoma më shumë.

(Kosova Sot Online)