Super Mario kthehet në një lojë të re në telefona

  • 30 June 2019 - 20:44
Super Mario kthehet në një lojë të re në telefona

Loja e re “Dr.Mario World” do të lansohet me 10 korrik, dhe do të jetë e mundshme të përdoret në Android dhe iOS.

Loja do jetë pa pagesë dhe personazh kryesor do të ketë Marion dhe shokët e tij si doktorë me aftësi speciale. Lojtarët megjithatë mund të blejnë artikuj opcional brenda aplikacionit.

Nintendo ka lëshuar edhe një video se si do të duket loja e re.

Brenda lojës Marios i duhet që të mposhtë viruset duke i kombinuar nga tre kapsula të njejta. Çdo fazë vjen me një numër të limituar të lëvizjeve.

Nintendo ndalëgadalë po futet në sektorin e lojërave në telefona mobilë.

SuperMario është një lojë me të cilën shumë fëmijë të gjeneratës së viteve 90’ta, janë rritur dhe është ende shumë popullore.

(Kosova Sot Online)