Lansohet ‘BMW 8 Series Gran Coupe’ me 523 kuaj-fuqi

  • 20 June 2019 - 08:19
Lansohet ‘BMW 8 Series Gran Coupe’ me 523 kuaj-fuqi

Modeli ‘Gran Coupe’ është një ‘coupe’ katër-dyershe, që praktikisht mund të cilësohet edhe si sedan.

Vetura do posedojë motor 4.4-litërsh me turbo-binjake V8, e që do ia mundësojnë të prodhojë 523 kuaj-fuqi.

Falë këtyre specifikave, ‘BMW 8 Series Gran Coupe’ arrin të kapë shpejtësinë prej 100 km/h në vetëm 3.7 sekonda.

Vetura do të plasohet në treg me një çmim fillestar prej 80 mijë euro.

Produkti pritet të fillojë prodhimin në korrik të këtij viti, ndërkaq do plasohet në treg në shtator.

(Kosova Sot Online)