“Facebook” sjell projektin e ri “Libra”, ja për çfarë bëhet fjalë

  • 22 qershor 2019 - 10:46
“Facebook” sjell projektin e ri “Libra”, ja për çfarë bëhet fjalë

“Libra” është projekti më i ri i lancuar nga rrjeti social “Facebook”. Ky i fundit ka dhënë detaje rreth këtij aplikacioni, ku kripto-monedhat do të përdoren për blerjet online si dhe marrje-dërgim parash.

“Libra” do t’ju lejojë juve që të blini gjëra apo t’u dërgoni para njerëzve me tarifa thuajse zero.

Një ditë më parë, “Facebook” zbuloi se projekti i ri do të jetë në bashkëpunim me një sërë kompanish teknologjike. Këtu përfshihen edhe “Facebook” së bashku me kompanitë e ndryshme si “Visa” dhe “Mastercard”.

Bëhet e ditur se “Libra” është e përafërt me “bitcoin” dhe “Ethereum” dhe ka të njëjtat pronësi anonimiteti dhe të njëjtin mbështetje në lidhje me kontratat dhe aplikacionet private.

Disa ekspertë bëjnë me dije se kripto-monedhat të krijuara nga “Facebook” në bashkëpunim me “Libra” do të përdoren për të “spiunuar” ato që do të blihen, merren apo dërgohen në internet.

Ndërkohë thuhet se “Facebook” do të lancojë edhe një kompani që do të quhet “Calibra”. Kjo e fundit trajton marrëdhëniet e saj të fshehta dhe mbron privatësinë e përdoruesve, duke mos i shkëmbyer kurrë pagesat “Libra” me të dhënat tuaja në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)