Ndjekni këto hapa për të ulur varësinë ndaj telefonit

  • 23 June 2019 - 18:03
Ndjekni këto hapa për të ulur varësinë ndaj telefonit

Shumica e personave shikojnë në telefonin e tyre çdo 15 minuta apo më pak.

Kështu thotë një studim i Larry Rosen, profesore e psikologjisë dhe autore e veprës Një Mendje e Shpërqendruar.

Përveç rritjes së ankthit, tundimi për të shikuar lajmërimet ndikon në afëtsinë e njerëzve për të u përqendruar, shkraun CNBC.

Këto janë disa hapa për të ndaluar varësinë ndaj telefonit:

Mbani një orar

Mënyra më e thjeshtë për të ndaluar varësinë është që të vendosni alarme që specifikojnë se kur do e hapni telefonin. Filloni të e lini çdo 15 minuta, pastaj çdo gjysmë ore, çdo 45 minuta e pastaj një orë. Kaloni një minutë duke shikuar rrjetet sociale dhe pastaj lëjeni telefonin.

Ndalni sa më shumë lajmërime që është e mundur

Nuk duhet që të shpërqëndroheni nga çdo pëlqim që është bërë diku në Instagram apo Facebook.

Një mënyrë e thjeshtë është që të shikoni lajmërimet vetë dhe të i ndalni lajmërimet që vijnë shpesh në telefonin e juaj.

Largoni aplikacionet në të cilat humbni shumë kohë

Shumica e kohës që kaloni në telefon është sjellje e pavetëdijshme.

Ju hapni FAcebookun, pastaj Instagramin, shikoni lajmet, motin e kështu me rradhë.

Mundohuni të përdorni sa më pak këto aplikacione dhe të i shihni vetëm në kohë të caktuara.

Mos merrni telefonin në shtrat

Mos u bëni nga ata persona që para se të flejnë shohin telefonin, dhe pastaj sapo zgjohen gjëja e parë që shohin në mëngjes është po ashtu telefoni.

 Instaloni aplikacioni që ndalin kohën e tepërt të përdorimit

Aplikacione sikur QualityTime apo Moment janë të mira për këto punë.

(Kosova Sot Online)