Google braktis prodhimin e tableteve, vetëm PC

  • 25 qershor 2019 - 08:19
Google braktis prodhimin e tableteve, vetëm PC

Google refuzon të konkurrojë iPadin e Apple, sipas një deklarate të zëdhënësit të kompanisë në faqen e internetit ”Business Insider”.

Kompania do të vazhdojë të zhvillojë sistemin operativ të saj, Chrome OS, tek laptopët, si dhe do të vazhdojë prodhimin e Pixelbooks, përveç smartphone-it Pixel me sistemin operativ Android.

“OS Chrome është rritur në popullaritet në një gamë të gjerë të pajisjeve dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ekosistemin tonë të partnerëve në laptopë dhe tablet. Përsa i përket pajisjeve të prodhuara drejtpërdrejt nga Google ne do të përqendrohemi në laptopët e Chrome OS”, tha komapnia.

(Kosova Sot Online)