Apple lëshon versionin e parë beta publik të iOS 13

  • 26 June 2019 - 11:41
Apple lëshon versionin e parë beta publik të iOS 13

Apple ka lëshuar versionin e parë beta publik të iOS 13, duke i dhënë mundësinë edhe përdoruesit të thjeshtë që të testojë versionin më të ri iOS që do të lëshohet zyrtarisht për të gjithë gjatë vjeshtës.

Versioni i parë beta publik i iOS 13 korrespondon me versionin e dytë beta për zhvilluesit.

Në fillim Apple kishte deklaruar se versioni beta publik do të ishte i disponueshëm në korrik, por me sa duket ka vendosur ta lëshojë atë pak më përpara, përcjell iphonealbania.

Ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e programit beta testing mund të regjistrohen nga faqja zyrtare e Apple.

Çdo beta tester që është regjistruar në programin e Apple do të marrë versionin beta publik të iOS 13 nëpërmjet versionit OTA pasi të ketë instaluar çertifikatat përkatës në pajisjen e tij.

(Kosova  Sot Online)