Land Rover shpërndau imazhe të dukjes dhe disa detaje të modelit Defender

  • 27 June 2019 - 12:13
Land Rover shpërndau imazhe të dukjes dhe disa detaje të modelit Defender

Me imazhet e shpërndara të dukjes dhe kohës kur u pa duke u testuar, e dimë se çfarë forme do të ketë kjo makinë.

Ishte në prodhim për afro 30 vjet, andaj të gjithë do e falin Land Rover, që po i duhet kohë ta sjellë modelin e ri të Defender, derisa gjatë gjithë kohës, kemi parë imazhe të rrjedhura, shpërndarje të ndryshme, dhe teksa testohej, ndërsa këto mund të jenë pamjet më të mira deri më tani.

Në imazhin që ka përfunduar në Instagram, është parë sistemi i informimit të Defender, që i ka katër dyer dhe që duket se është duke lëvizur me 198 kilometra në orë. Anash vërehet llogaritësi i shpejtësisë, që tregon edhe shpejtësinë maksimale që ka. 

Mes fotografisë, ndodhet edhe figura e Defender, që ka linja shumë të drejta, por që edhe më tutje vazhdon të jetë e mbuluar dhe nuk tregohet në tërësi.

Lansimi i Land Rover Defender, do të ndodhë gjatë vitit që vjen, ndërsa seri atëherë pritet të mësojmë edhe më shumë rreth kësaj makine shumë të pëlqyer. 

(Kosova Sot Online)