Volvo ka bërë të ditur çmimin e modelit V60 për të gjitha terrenet

  • 01 July 2019 - 10:35
Volvo ka bërë të ditur çmimin e modelit V60 për të gjitha terrenet

Kompania suedeze, nuk ka hequr dorë nga kjo makinë karavan, duke e kthyer edhe në një version për të gjitha terrenet, pa ia ndryshuar formën e një sedani të zakonshëm.

Deri më tani dihej për modelin V60, që do të arrijë në versionin CrossCounrty, megjithëse nuk dihej çmimi që do të ketë.

Në një njoftim në internet, Volvo ka treguar edhe çmimin e modelit, që sigurisht se është më i lartë se çmimi i modelit bazë për 4,300 euro.

Të interesuarit për Volvo V60 CrossCountry duhet të paguajnë prej 39,600 euro, deri në pakon e plotë që kushton 40,500 euro. Me këtë çmim do të merret një makinë me 2.0 litra, që prodhon 250 kuaj fuqi.

Ndryshimi i rrotave prej 18 inç, në 19 inç do të kushtojë 700 euro, derisa 250 euro, për sistem të nxjerrjes së gazrave, shumë më të mirë.

(Kosova Sot Online)