Kina po ndërton një tren më të shpejtë se aeroplani

  • 04 korrik 2019 - 16:49
Kina po ndërton një tren më të shpejtë se aeroplani

Kina ka zbuluar një prototip të një treni të ri që është i dizajnaur të arrijë shpejtësi deri 600km në orë.

Teknologjia Maglev, që mundëson lëvizjen e trenit nëpër shina me anë të magnetit, do përdoret tek ky tren.

Pa probleme të fërkimit mes rrotave dhe shinave, trenat Maglev janë të aftë të arrijnë shpejtësi shumë më të mëdha se sa lokomotivat konvencionale, dhe me më pak zhurmë dhe vibrim.

Kina e ka shërbimin më të shpejtë komercial. Shangai Maglev arrinë shpejtësinë 421 km në orë dhe ka bartur pasagjerët prej aeroportit Pudong të Shangait deri në qendër të qytetit që është një lartësi diku 30km.

Në vitin 2017 ishtë lëshuar një linjë Pekin-Shangai që është 1300km. Këta trena udhëtojnë me 350km në orë. Por prototipi i ri do të jetë aq i shpejtë sa që do konkurojë me shpejtësinë e aeroplanëve.

Por Kina nuk është shteti i vetëm që po eksperimenton me këtë teknologji. Japonia, që është e njohur për trenat e shpejtësisë së lartë, ka thyer rekord duke testuar një tren të këtillë që arriti një shpejtësi prej 603 km në orë.

Kina ka dy të tretat e të gjitha hekurudhave të shpejtësisë së lartë në botë.

(Kosova Sot Online)