Mercedes-AMG CLA 45 ka arritur me 382 kuaj fuqi

  • 05 July 2019 - 09:47
Mercedes-AMG CLA 45 ka arritur me 382 kuaj fuqi

Pas një kohe të gjatë, me shfaqje të disa pjesëve dhe fotografimit derisa testohej, më në fund Mercedes-AMG CLA 45 është prezantuar edhe zyrtarisht.

Ky model i përditësuar e ka motorin me 2.0 litra që prodhon 382 kuaj fuqi, të cilat i dërgon në sistemin e lëvizjes me katër rrotë, me mundësi të kalimit në tetë marshe shpejtësie.

Nëpërmjet këtij modeli, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra një orë, e zë për katër sekonda, Mercedes do të rivalizojë me Audi RS3 dhe BMW M2.

Deri më tani, Mercedes nuk e ka bërë të ditur çmimin që do ta ketë AMG CLA 45, që ka edhe teknologji të lartë, rehati dhe dukje shumë të mirë. 

(Kosova Sot Online)