Kujdes kur komentoni në “Instagram”, rrjeti social njofton se do marrë masa ndaj atyre që...

  • 09 July 2019 - 13:26
Kujdes kur komentoni në “Instagram”, rrjeti social njofton se do marrë masa ndaj atyre që...

Rrjeti social “Instagram” është kthyer prej kohësh në rrjetin social më të përdorur në të gjithë botën.

Përdoruesit janë të shumtë, e gjithashtu ka edhe mjaft adresa false. Madje në këtë rrjet social qarkullojnë komente nga më të ndryshmet, të cilët shpesh kthehen në fyes.

Siç vihet re, komentet negative dhe sharjet janë më të shumta te postimet e personazheve të njohur, megjithatë as adresat e njerëzve të thjeshtë nuk po i shpëtojnë dot.

Lidhur me këto komente, drejtuesit e kompanisë janë shprehur se janë duke marrë masa të rënda për të gjithë ata që bëjnë reagime negative dhe fyese. 

Ata njoftojnë se shumë shpejt do të kenë një opsion shtesë vetëm për komentet që tregojnë bullizëm. Sipas drejtuesve të këtij rrjeti social, në momentin që do të komentojmë menjëherë do të shfaqet një tabelë ku tregon se komenti është ose jo bullizues.

Gjithashtu edhe personi që do të hedhë foton ose videon do të ketë mundësi të zgjedhë komentet që dëshiron, nëse dikush komenton fjalë që nuk janë pjesë e listës, ai do të fshihet automatikisht.

Image

(Kosova Sot Online)