Nissan ende nuk ka vendosur për të ardhmen e GT-R

  • 17 July 2019 - 12:35
Nissan ende nuk ka vendosur për të ardhmen e GT-R

Dijeni për të ardhmen e këtij modeli, nuk ka as shefi kryesor i kësaj linje prodhimi

Zyrtarët në këtë kompani japoneze, duket se janë mërzitur me pyetjet e shpeshta, lidhur me të ardhmen e GT-R, derisa duan të fokusohen më shumë në modelin aktual.

Ky model që është në treg që nga viti 2008, është vjetruar së tepërmi, andaj i duhen ndryshimet për ta rifreskuar. Mirëpo, megjithëse është prodhuar në 12 versione të ndryshme, Nissan nde nuk ka vendosur, se çfarë do të bëjë me këtë model. 

Hiroshi Tamura-san që është shefi kryesor i linjës, që e nxjerrë këtë model nga prodhimi, është përgjigjur për Top Gear, se kjo është pyetja më tradicionale dhe konservative, të cilës nuk dëshiron t’i përgjigjet.

“Sikur unë, ashtu edhe GT-R jemi plakur, si një gjeneratë para pensionimit. Mund të na largojnë, apo të na mbajnë në funksion. Po punojmë, po angazhohem dhe po sjellim sukses. Mirëpo, gjithnjë ka hapësirë për të rinj” ka thënë Tamura-san, duke e krahasuar makinën me vetën.

Për GT-R të fundit, është një listë pritjesh prej 18 muajsh, andaj Nissan nuk po nxiton që ta sjellë versionin e ri. Megjithëse pritet që të arrijë si hibrid, gjithnjë ka mundësi që Nissan të bjë ndryshime dhe të befasojë për të mirë.

(Kosova Sot Online)