Volvo tërheq 1 milion automjete nga tregu: Rrezik zjarri në motor

  • 22 July 2019 - 12:00
Volvo tërheq 1 milion automjete nga tregu: Rrezik zjarri në motor

Prodhuesi i makinave Volvo po tërheq më shumë se një milion automjete në mbarë botën, pasi disa pjesë të motorit mund të shpërbëhen si pasojë e ndonjë zjarri, tha një zëdhënës i kompanisë.

Ai tha se në rastin më të keq, problemi mund të shkaktohet nga një zjarr në motor.

E megjithatë, siç u tha, Volvo nuk ka regjistruar ndonjë rast të tillë deri tani.

Sipas televizionit suedez SVT, problemi lidhet me modelet e motorave katërcilindrik nafte nga 2014 deri në 2019.

Këto janë modelet V40, V60, V70, S80, XC60 dhe XC90.

Ky është një tjetër lajm i keq për Volvon, të cilin e kanë në pronësi kinezët, pas njoftimit të së enjtes për një rënie të ndjeshme të fitimeve në tremujorin e dytë të vitit 2019, pavarësisht nga një rritje e konsiderueshme në shitje.

(Kosova Sot Online)