Instagram dhe WhatsApp së shpejti do të riemërohen

  • 05 August 2019 - 07:58
Instagram dhe WhatsApp së shpejti do të riemërohen

Facebook i ka blerë dhe është në pronësi të Instagram dhe WhatsApp, derisa mark Zuckerberg është i vendosur që të gjithë ta kuptojnë këtë fakt.

Sipas The informacion, këto dy rrjete sociale, do të riemërohen së shpejti, në mënyrë që të defikohet sa më mirë statusi tyre i tanishëm.

“Platformat do të quhen Instagram from Facebook dhe WhatsApp from Facebook” është thënë lidhur me pretendimet e reja lidhur me ndryshimet.

Të kontaktuar nga mediet që merren me teknologji, zyrtarë nga Facebook nuk kanë treguar për ndryshimet, vetëm se kanë thënë se do ishte mirë që të dihet se janë pjesë e tyre.

(Kosova Sot Online)