Audi paralajmëron gjashtë modele të reja RS

  • 06 August 2019 - 08:03
Audi paralajmëron gjashtë modele të reja RS

Gjigandi premium gjerman Audi ka publikuar një foto misterioze të modelit të ri RS.

Dy makina krejt të reja priten në fund të këtij viti, me gjithsej gjashtë modele.

Një prej tyre do të jetë RS Q3 me 2.5-litra turbo-benzinë, dhe duke pasur parasysh që RS7 Sportback është marrë në konsideratë në vjeshtën e 2017, është logjike të pritet edhe ky model.

Konkurrenti i Mercedes-AMG GT coupe me dy dyer pritet të ketë motor 4.08 litra V8 me 600 kuaj fuqi, megjithëse po bëhen spekulime edhe për versionin e fuqishëm hibrid me 100 kuaj fuqi më shumë.

Prej disa kohësh, Audi ka testuar RS6 Avant, i cili me siguri do të ketë të njëjtin motor si RS7 dhe një nga risitë kryesore do të jetë crossover RS Q8.

Modeli tjetër i ri RS do të jetë RS4 Avant i azhurnuar, me një motor 2.9 litërsh V6 turbo-binjak me 444 kuaj fuqi.

Debutimi i modeleve të reja RS pritet në panairin e veturave në Frankfurt në shtator, i cili, si rregull, është një ngjarja kryesore për prodhuesit gjermanë gjatë vitit.

(Kosova Sot Online)