Hyundai prodhon veturën me panel solar

  • 08 gusht 2019 - 09:59
Hyundai prodhon veturën me panel solar

Asnjë prodhues nuk e ka provuar këtë teknologji më herët, përfshirë edhe kompaninë Tesla e cila njihet për si kompani që prodhon vetura elektrike (Hybrid). Por duket se Hyundai ka zhvilluar një teknologji ku vetura mund të mbushë baterinë edhe gjatë kohës sa është në lëvizje.

Më herët, ishte bërë e ditur se Hyundai po e teston një Prius që ka sipër panelet diellore, për të mbledhur energji për bateritë. Këtë opsion e ka pasur edhe më herët, mirëpo funksiononte vetëm kur vetura ishte e parkuar, ndërsa me sistemin e ri mund të punojë edhe kur është në lëvizje.

Sistemi do të vendoset në Sonata Hybrid, që do të shitet në Korenë e Jugut, ndërsa pas një kohe edhe në Shtetet e Bashkuara, derisa për arsye të panjohura, nuk do të shitet edhe në Evropë.

Teknologjia do të mundësojë vozitje sa më të lirë, derisa zvogëlim të emetimit të gazrave. Në këtë formë, bateritë do të mbushen nga 30 deri në 60 për qind, derisa makina është në lëvizje, apo deri në gjashtë orë kapacitet baterie, për ta ndihmuar sistemin hibrid.

Vendosja e paneleve diellore në Sonata Hybrid, është mundësi e mirë që Hyundai të punojë në zhvillimin e këtij sistemi, që të jetë sa më ekonomik dhe miqësor me ambientin.

Sikur të tregohet funksional, sigurisht se këtë sistem do ta kërkojnë edhe kompanitë tjera, që t’i vendosin në veturat e tyre.

(Kosova Sot Online)