HTC paralajmëron telefonin e ri Android

  • 13 August 2019 - 07:59
HTC paralajmëron telefonin e ri Android

Telefoni do të ketë një ekran 6.2 inç, dy kamera në anën e pasme dhe një çip Helio P23, i kombinuar me 3 GB RAM dhe 32 GB për ruajtje. Gjithçka do të mundësohet nga bateria 3500mAh.

HTC ka njoftuar një telefon të ri në llogarinë e tij zyrtare në Twitter dhe gjykuar nga pamja duket se bëhet fjalë për HTC Wildfire.

Telefoni do të ketë një ekran 6.2 inç, dy kamera në anën e pasme dhe një çip Helio P23, i kombinuar me 3 GB RAM dhe 32 GB për ruajtje. Gjithçka do të mundësohet nga bateria 3500mAh.

Ekrani do të ketë rezolucion 1520 x 720p dhe një kamerë selfie 16MP në prerje. Kamerat 16MP + 5MP janë në anën e pasme, si dhe sensori për gjurmë gishtërinjsh.

Tani për tani nuk dihet data e saktë e lansimit të tij në treg.

(Kosova Sot Online)