Facebook transkripton bisedat zanore të përdoruesve

  • 14 August 2019 - 21:57
Facebook transkripton bisedat zanore të përdoruesve

Rrjeti social “Facebook” ka paguar qindra nënkontraktorë për transkriptimin e bisedave të disa përdoruesve, zbuluar sot nga Bloomberg, edhe pse rrjeti i parë social në botë ka hedhur poshtë që prej shumë kohësh se ka vepruar kështu.

Në një komunikatë të transmetuar në agjencinë financiare “Facebook” ka pranuar se kishte transkriptuar regjistrime zanore të bisedave me autorizim të përdoruesve, por konfirmoi se i kishte dhënë fund kësaj praktike.

“Ashtu si Apple apo Google, ne kemi ngrirë praktikat në lidhje me dëgjimin e regjistrimeve zanore nga njerëzit javën e kaluar”, theksoi rrjeti social.

“Facebook” shpjegoi se kishte pasur autorizim, për të proceduar në transkiptimin e bisedave të tyre, nga përdoruesit e aplikacionit Messenger.

(Kosova Sot Online)