Huawei planifikon HarmonyOS për orën e tij ‘të zgjuar’

  • 15 August 2019 - 07:57
Huawei planifikon HarmonyOS për orën e tij ‘të zgjuar’

Ndërsa tregu për Wear OS vazhdon të zvogëlohet, Huawei beson se është koha e duhur për të provuar sistemin e ri operativ në orët e mençura.

Huawei planifikon të zbatojë HarmonyOS-in e saj të ri në orët ‘e zgjuara’ në të ardhmen.

Zgjidhjet e mëparshme të kompanisë përdorën Lite OS, si dhe Wear OS të Google, por asnjë sistem operativ nuk ka fituar popullaritet të konsiderueshëm.

Ndërsa tregu për Wear OS vazhdon të zvogëlohet, Huawei beson se është koha e duhur për të provuar sistemin e ri operativ në orët e mençura.

Kompania beson se sistemi i ri operativ modular do t'i japë asaj një pozicion më të mirë dhe të konkurrojë në treg me konkurrentë të tillë si Samsung dhe Apple, të cilët janë ndër prodhuesit më të njohur të orëve ‘të zgjuara’.

(Kosova Sot Online0