Honda Civic Si vjen me disa përditësime

  • 22 August 2019 - 17:16
Honda Civic Si vjen me disa përditësime

Me t’i bërë disa ndryshime Civic Hatchback, Honda ka bërë disa përditësime edhe në kupenë dhe sedanin Civic Si, që do të lansohen si modele të vitit 2020.

Dukja re e këtij modeli, është shumë më agresive, për shkak se është ulur platforma, derisa i janë ndryshuar dritat për mjegull. Vendosja e grillit të ri, që i ka ndarjet me metale të dala përjashta dhe zgjerimi i dritave LED, kanë ndryshuar në tërësi pjesën e përparme.

Sikur modeli i kaluar edhe i riu e ka motorin me 1.5 litra, që prodhon 205 kuaj fuqi, ndërsa punon nëpërmjet gjashtë marsheve të shpejtësive manuale. 

Kur të arrijë në fillim të shtatorit, Honda Civic Si, do të ketë shtim të teknologjisë, si dhe disa mundësive që ia kanë rritur sigurinë dhe do jenë standarde në të gjitha modelet.

Te interesuarit për versionin kupe, duhet të paguajnë duke filluar nga 22,500 euro, derisa sedani vjen për 22,700 euro, derisa të dyja janë shumë të mira.

(Kosova Sot Online)