BE premton fond prej 100 miliardë euro për kompanitë europiane që rivalizojnë gjigantët botëror

  • 23 August 2019 - 09:00
BE premton fond prej 100 miliardë euro për kompanitë europiane që rivalizojnë gjigantët botëror

Brukseli ka marrë hapa konkret për mbrojtjen e bizneseve të veta kundër sojit të Apple dhe Alibaba.

Zyrtarët e BE’së duan që të krijojnë një fond prej 100 miliardë eurove që t’u mundësojë “kampionëve europianë” konkurrimin me rivalët kinezë dhe amerikanë siç janë Google, Apple dhe Alibaba.

Propozimi është vetëm një ndër planet radikale që Komisioni Europian dëshiron të fusë në agjendën e presidentës së re, Ursula von der Leyen, mandati i së cilës fillon me 1 nëntor.

Zyrtarët kanë identifikuar kompanitë sikur Google, Apple, Facebook, Amazona, Microsoft, Baidu, Alibaba dhe Tencent si kompani të cilat Europa duhet të i rivalizojë.

“Europa nuk ka kompani të tilla”, thuhet në dokument.

Fondi do përdorë para nga buxheti i BE’së. 

(Kosova Sot Online)