Studimi: Rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore tek adoleshentët, më të prekura femrat

  • 25 August 2019 - 11:08
Studimi: Rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore tek adoleshentët, më të prekura femrat

Një studim për adoleshentët ka nxjerrë në përfundim se rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore dhe më shumë të prekura janë femrat

Rrjetet sociale shkaktojnë depresion, ankthi deri në pagjumësi, stresi kronik dhe mungesa e vetëbesimit.

Këto janë disa prej efekteve negative që shkaktohen mbi të gjitha tek vajzat adoleshente nga përdorimi i vazhdueshëm i medies sociale, sipas një studimi të publikuar në “The Lancet Child & Adolescent Health” dhe të realizuar nga “UCL Great Ormond Street Institute of Child Health” në Londër.

Studimi u zhvillua me intervisave direkte nga 10 000 adoleshentë të moshës 13-16 vjeç dhe tregon se sa të lidhur janë ata me rrjetet sociale, “Facebook”, “Instagram”, “WhatsApp”, “Twitter” dhe “Snapchat”.

(Kosova Sot Online)