Lajm i keq për përdoruesit e rrjetit, Facebook mund të bëhet me pagesë

  • 28 August 2019 - 12:57
Lajm i keq për përdoruesit e rrjetit, Facebook mund të bëhet me pagesë

Facebook mund të thyejë premtimin se platforma do të jetë gjithmonë falas.

Kohët e fundit, rrjeti gjigand ka ndryshuar sloganin në faqen kryesore.

Nga,  “Është falas dhe gjithmonë do të jetë”,  slogani që shfaqet tashmë në faqen krysore është ndryshuar në: “Është i shpejtë dhe çdo njeri mund të bashkohet”.

Ndryshimi thuhet se ka ndodhur rreth datave 6-7 gusht dhe tani kanë nisur dyshimet se për të patur akses në rrjetin social duhet të nisësh të paguash.

Megjithatë të ruajmë qetësinë derisa vetë Mark të vendosë të bëjë një deklaratë zyrtare lidhur me këto aludime.

(Kosova Sot Online)