Audi RS7 mund të arrijë me shumë stil

  • 01 September 2019 - 08:41
Audi RS7 mund të arrijë me shumë stil

Në momentin që u bë e ditur se do të vijë një model i ri i RS7, Audi bëri të ditur se do të bëjë ndryshime që të arrijë një nivel të lartë të veturave luksoze.

Ilustrimi se si do të dukej ky sedan sportiv, e shfaqë këtë model, si sedanin me dukjen më agresive, që Audi e ka prodhuar deri më tani. 

Derisa platforma i ka mbetur e njëjtë, dritat, grilli dhe hapësirat për marrjen e ajrit i ajnë rritur në masë të madhe. Rrotat i ka unike, derisa i janë shtuar edhe pjesët që e rrisin frenimin.

Ka mundësi që Audi RS7 të shfaqet gjatë shtatorit në Frankfurt Auto Show, ndërsa sikur ta ketë këtë dukje do ishte shumë mirë.

(Kosova Sot Online)