Light Phone 2, pajisja që iu largon shprehitë e përdorimit të telefonit

  • 06 September 2019 - 08:59
Light Phone 2, pajisja që iu largon shprehitë e përdorimit të telefonit

Derisa të gjithë janë të interesuar për telefonat e rinj të kompanive të mëdha, që thuhet të kenë teknologjinë e fundit dhe janë shumë të avancuara, Light Phone vjen më ndryshe.

Ky telefon nuk ka as kamerë, internet apo aplikacione, vetëm se ka dizajn shumë të këndshëm dhe procesor të shpejtë.

Mund të mendohet se është një telefon i padobishëm, mirëpo kryen funksionet themelore që është telefonata dhe dërgimi i mesazheve.

Në këtë formë ka vepruar edhe Light Phone i mëparshëm, që është kërkuar shumë, sepse është një pajisje e thjeshtë, që largon shprehitë e përdorimit të telefonit gjatë tërë kohës.

Pajisja Light Phone 2 përpiqet që t’i largojë përdoruesit nga interneti në përgjithësi, rrjetet sociale dhe shumë lajme të rreme që i përhapin portalet e paautorizuara.

Tani mund të porositet, për 350 euro, ndërsa dërgesat do të fillojnë nga muaji tetor, për këtë telefon të thjeshtë dhe mjaft të këndshëm.

(Kosova Sot Online)