Facebook sjell shërbimin e ri, tashmë mund të gjeni “zyrtarisht” nuse në rrjetin social

  • 06 September 2019 - 16:27
Facebook sjell shërbimin e ri, tashmë mund të gjeni “zyrtarisht” nuse në rrjetin social

Facebook ka lëshuar zyrtarisht shërbimet për njohje të reja mes përdoruesve të aplikacionit. Rrjeti social njoftoi për shërbimet e reja në një postim blogg-u, pasditen e djeshme.

Në postimin e publikuar thuhej se ky shërbime do të jetë i ndarë nga eksperienca që keni në aplikacion dhe do të aktivizohet vetëm kur ta doni ju.

Në momentin që do të përfshiheni tek shërbimet për njohje të reja, atëherë do të keni një eksperiencë të ngjashme me aplikacionet si Tinder ku do ju sygjerohen vajza ose djem që mund t’ju interesojnë.

Facebook nuk do ju bëjë ‘match’ me asnjë nga personat që keni në listën e miqve dhe as nuk do t’i bëjë publike aktivitetet tuaja.

Pra, mund të veproni si të doni pa pasur frikë se mund t’ju ekspozohen sekretet.

Erin Egan, nga skuadra e Facebook u shpreh:

Njerëzit e përdorin Facebook-un për të qenë në kontakt me miq dhe për të krijuar miq të rinj dhe shumë njerëz prej kohësh tashmë e përdorin edhe për të nisur marrëdhënie të reja. Prandaj ne ndërtuam Facebook Dating, që t’u vimë në ndihmë personave që kërkojnë njohje të reja.”
 

Image

(Kosova Sot Online)