Motorola One Zoom me teknologji të lartë dhe dizajn mbresëlënës

  • 08 September 2019 - 10:17
Motorola One Zoom me teknologji të lartë dhe dizajn mbresëlënës

Lenovo e ka prezantuar Motorola One Zoom në IFA Berlin, që është një telefon që do ta ndryshojë lojën në mesin e këtyre modeleve, sepse është i fuqishëm, me katër kamera dhe çmim fillestar prej 400 eurove.

Dizajni mbresëlënës, është kryesori që bie në sy në këtë telefon, meqë ka kombinuar mirë të katër kamerat që ndodhen në vija simetrike, bashke më logon e shndritshme më poshtë. 

Kjo telefon, vjen në kohë kur do pritet të lansohet iPhone i ri, me një pjesë të ngritur prapa, ku do të vendosen kamerat, ndërsa në pamjet që janë shpërndarë, nuk dukej mirë.

Në brendi e ka procesorin Snapdragon 765, 4 GB RAM dhe bateri 4,000mAh, ndërsa ekrani i këtij telefoni është 6.4 inç 2,340×1,080 piksel OLED.

(Kosova Sot Online)