Vjen “Defenderi” i ri 2020: “Land Rover” ndryshon dizajnin pas 22 vitesh

  • 11 September 2019 - 19:49
Vjen “Defenderi” i ri 2020: “Land Rover” ndryshon dizajnin pas 22 vitesh

Land Rover ka ndryshuar më në fund dizajnin e Defender,  duke e prezantuar në shfaqjen e makinave në Frankfurt këtë javë.

Land Rover pajisi Defenderin e ri me teknologjinë e lehtë hibride (MHEV), që i jep modelit 395 kuaj fuqi (BHP).  Kompania prezantoi dy modele të ndryshëm,  Defender 90 me dy dyer dhe Defender 110 me katër dyer.

Klientët do të mund të zgjedhin katër pako aksesorësh opsionalë për makinën: Explorer, Adventure, Country dhe Urban. 

Teknologjia e re hibride MHEV bën që makina, relativisht e rëndë, të arrijë një shpejtësi nga 0 në e 100 km për orë në vetëm 5.7 sekonda.   Për ata që kanë nostalgji për modelin e 1997-ës, Land Rover ofron gjithashtu një motor me katër cilindra për Defender 110.

Estetikisht, Defender ka mbajtur formën katrore, ndërsa brenda është përshtatur për shekullin e ri.  Defenderi i ri ka gjithashtu të njejtën besueshmëri me origjinalin për dhënien jashtë-rruge.

Land Rover deklaroi se modelet prototipë kanë bërë qindra mijëra kilometra, nga shkretëtirat me 50 gradë celcius,  në ngricat e Arktikut  e deri te malet e Kolorados me një lartësi prej 3 mijë metra.

Sipas kompanisë Defenderi përballon lartësi të ujërave deri në 90 centimetra,  apo  13 cm më shumë se Jeep Wrangler.

Çmimi për Defender nis nga 49,900 dollarë për modelin me pak aksesorë e deri te 80,900 dollarë  që i ka të gjitha.  Emri Defender ka histori, ndërkohë që pronarë të vjetër përfshijnë Mbretëreshën e Anglisë, Winston Churchill dhe aktorin Steve McQueen.

(Kosova Sot Online)