Jaguar po teston mundësi të rejat të F-Pace

  • 13 September 2019 - 17:09
Jaguar po teston mundësi të rejat të F-Pace

Ky SUV i fuqishëm, mund të ketë edhe opsione shtesë

Sapo u lansua në vitin 2017, Jaguar F-Pace është pëlqyer shumë dhe u shit në numër shumë të madh.. Pas dy vitesh, ishte koha që të ndryshonte dhe të përditësohej, andaj Jaguar e solli me ndryshime të lehta si model të vitit 2020.

Makina që pritej të vinte pas dy vitesh, është parë duke u testuar sërish me shtresa të mëdha kamuflazhi. Në këtë formë, duket se po testohen mundësi të reja të F-Pace, po që ende nuk dihet se çfarë janë.

Të përdoruarit e shtresës kaq të mëdha të kamuflazhit, nuk bëhet vetëm për ndryshime të vogla, prandaj pritet që të ketë shumë ndryshime në grill dhe gjithë pjesën e përparme, linjat e pjesëve anësore dhe pjesës së pasme.

Gjatë këtij testimi, e mbuluar ka qenë edhe gjithë pjesa e brendshme, ku pritet të ketë ndryshime të shumta. Ka mundësi, që në enterier ta ketë sistemin infoteitment nga Land Rover Defender të ri.

Dukja që e ka Jaguar F-Pace, pritet të mbetet edhe më tutje, vetëm se me freskime të lehta, sepse është shumë e pëlqyeshme dhe e mirë. 

(Kosova Sot Online )