Volocopter e ka krijuar taksin autonom fluturues që mund të “rezervohet” me telefon të zgjuar

  • 19 September 2019 - 15:12
Volocopter e ka krijuar taksin autonom fluturues që mund të “rezervohet” me telefon të zgjuar

Taksi i parë fluturues nga Volocopter, e ka realizuar me sukses fluturimin e parë urban, më 14 shtator në Mercedes-Benz Museum në Shtutgart të Gjermanisë.

Qëllimi i kompanisë që merret me krijimin e makinave për lëvizshmëri ajrore, është që nëpërmjet “taksive ajrorë” ta bëjë transportin urban të sigurt, të qetë dhe pa ndotje nga gazrat. 

Për këtë taksi fluturues, Daimler ishte investitori i parë, që kontribuoi me 27 milionë euro në vitin 2017, derisa rreth 50 milionë euro u grumbulluan gjatë këtij viti me ndihmën e Geely, raporton Verge.

VoloCity do të bëhet makina e parë komerciale e licencuar e Volocopter, që mund të akomodojë dy persona dhe të ofrojë bagazh për çantat e dorës. Me autonomi prej 35 kilometrave, mund të lëvizë me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë.

Lëvizja e 18 motorëve të fluturakes, transmeton Telegrafi, mundësohen nga nëntë bateri që mund të ndërrohen brenda pesë minutave, për të shmangur nevojën e ndërprerjes së fluturimit.

Prodhuesi pretendon se është edhe shumë i qetë, sepse 19 motorët e tij, funksionojnë në një “brez të frekuencës së ngushtë”, që bënë zhurmë dy herë më të lartë, se një rotor i vetëm.

Deri në fund të vitit, Velocopter planifikon ta hapë një “VeloPort” në Singapor, që do të funksionojë si një aeroport, ku udhëtarët do të qëndrojnë në hapësirat e brendshme, derisa presin të nisen. Do të ketë edhe një qendër operimesh, si dhe pjesën ku këto makina ajrore do të mirëmbahen.

Në fotografitë e mëposhtme, mund të shihni se si do të dukej në një të ardhme, sikur të funksionojë si duhet lëvizshmëria ajrore.

Fluturimin e parë zyrtar, ky taksi fluturues e bëri në Mercedes-Benz Museum në Shtutgard të Gjermanisë.

(Kosova Sot Online )