Ky është modeli GTI i Golf 8

  • 23 September 2019 - 19:32
Ky është modeli GTI i Golf 8

Premiera e Golfit të ri është vetëm edhe disa jave, ndërsa modeli GTI është planifikuar për vitin 2020.

Kompania gjermane Volskwagen ka vendosur që Golfin 8 të mos e prezantojë në panairin që do të mbahet në Frankfurt, por premiera e këtij modeli me shumë gjasë do të mbahet gjatë vjeshtës së ardhshme.

Golfi 8 i modelit GTI është kamufluar gjatë një prove në shtegun e Nurburgring, ku shumica e kompanive testojnë automobilat e ri para se t’i paraqesin ato para publikut.

Motori i GTI besohet të jetë me 4 cilindra 2.0, TSI turbo – benzinë me rreth 250 kuaj fuqi, dhe me një manual me 6 shpejtësi ose një transmetim automatik me 7 shpejtësi.

Volkswagen është vendosur të zbulojë GTI të ri disa muaj pas premierës së Golf 8 në tetor, që do të thotë që Golfi me performancë të lartë do të debutojë në fillim të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)