YouTube anulon planet e largimit të shenjave dalluese, që tregojnë se është një kanal i verifikuar

  • 25 September 2019 - 10:30
YouTube anulon planet e largimit të shenjave dalluese, që tregojnë se është një kanal i verifikuar

Susan Wojcicki është drejtoresha e përgjithshme në YouTube, që u ka kërkuar falje përdoruesve që kanë shumë ndjekës, për planet e verifikimit të kanaleve.

Disa ditë pasi u bë e ditur, se do të largojë shenjat që tregojnë për një kanal të verifikuar, shkaku i kundërshtimeve masive, është bërë e ditur se janë anuluar këto plane.

“Kërkoj falje nga të gjithë shfrytëzuesit, sepse duke dashur të bëjmë ndryshime sa më të mira, e humbën kuptimin themelor. Derisa jam duke shkruar, po bëhen punime në avancimin e sistemit” ka shkruar Wojcicki.

Mësohet se sikur në të kaluarën, të gjithë ata që kanë nga 100 mijë ndjekës, do të kenë mundësi të verifikojnë kanalin e tyre. Procesi i aplikimit për verifikim, fillon sërish nga fillimi i muajit tetor.

Zëdhënësi i Google, ka bërë të ditur, se të gjithë atyre që iu ka ardhur nga një email nga YouTube, se nuk do të kenë shenjën dalluese në kanal, të mos brengosen sepse kjo nuk do të ndodhë.

Por, YouTube do t’i vazhdojë përpjekjet, për ri dizajnimin e shenjave të verifikimeve. Ndryshimet që do të bëhen, nuk do të arrijnë deri vitin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)