Apple shpallet kompania më e mirë e teknologjisë për të punuar në Britaninë e Madhe

  • 30 September 2019 - 08:09
Apple shpallet kompania më e mirë e teknologjisë për të punuar në Britaninë e Madhe

Kompania prestigjioze ka të punësuar rreth 6,500 njerëz, ku vetëm në Londër, ka 2,500 të tillë. Nëpër botë, janë afërsisht 132 mijë punonjës të Apple.

Statusi si kompania më e mirë e teknologjisë për të punuar, erdhi nga analizimi i qindra mijëra “review”, apo komenteve të lëna në faqet e kompanisë.

Në listën e arsyeve pse Apple është kompania më e mirë, renditen pagat e mira, zbritjet në çmime ose produkte falas për punëtorët, sigurimet shëndetësore, si dhe “fryma” brenda në kompani, shkruan Scan.

Më poshtë, lista e plotë e renditjes së dhjetë kompanive më të mira për të punuar, në sektorin e teknologjisë, edhe pse në Britaninë e Madhe, kompanitë dominuese janë ato amerikane.

1. Apple
2. GDS Group
3. Cisco
4. Microsoft
5. Siemens
6. Ricoh
7. Oracle
8. Fujitsu
9. IBM
10. RS Components.

(Kosova Sot Online)