‘Elon Musk-u kroat’ lanson veturën dy mijë kuaj-fuqi, arrin shpejtësinë 410 km/h

  • 09 tetor 2019 - 08:51
‘Elon Musk-u kroat’ lanson veturën dy mijë kuaj-fuqi, arrin shpejtësinë 410 km/h

Një sipërmarrës, i konsideruar si ‘Elon Musk-u kroat’, ka dizajnuar një super-veturë elektrike, me mundësi arritjeje të shpejtësisë 100 km/h për vetëm 1.85 sekonda.

Mate Rimaç, i cili më herët prodhoi bateri për kompani si Aston Martin, Renault dhe Koenigsegg, e emërtoi mjetin lëvizës prej dy mijë kuaj-fuqish ‘Rimac, që konsiston në mbiemrin e tij.

‘Rimac C_Two’ prodhon 1,914 kuaj-fuqifalë katër motorëve magnetik, që e nxisin atë të kapë shpejtësi maksimale prej 411 km/h, si dhe të arrijë 100 km/h me shpejtësi të përgjysmuar në krahasim me rivalin e tij, Tesla-n.

Edhe më mbresëlënëse se shpejtësia e tij, është aftësia e Rimac për të arritur një gamë prej 547 kilometrash me një ngarkesë të vetme të baterisë.

“Duheshin shumë përpjekje, tentim të gjërave të reja, eksperimentime, shpejtësi, hulumtime, ide, koncepte, simulacione, prototipe të detajizuara”, tha Rimac për ZeroHedge, duke iu referuar arritjeve të kompanisë së tij.

(Kosova Sot Online)