Brenda “kamionit-shtëpi” që kushton 2 milionë dollarë

  • 13 October 2019 - 10:32
Brenda “kamionit-shtëpi” që kushton 2 milionë dollarë

Nga jashtë duket si një kamion i madh mallrash që bën rrugë të gjata, por në të vërtetë bëhet fjalë për një shtëpi luksoze me rrota.

Kjo shtëpi është në pronësi të një familjeje australiane prej 8 anëtarësh dhe ka brenda lukse të shumta.

Kamioni është ndërtuar nga SLRV Expedition Vehicles dhe ka dy kate. 

Brenda ka një dhomë të madhe ndenjeje, tualet me dush, dhomë gjumi të madhe për prindërit dhe një dhomë tjetër gjumi për fëmijët.

Për ndërtimin e tij është dashur më shumë se një vit. Kjo shtëpi e lëvizshme ka kushtuar 2 milionë dollarë.

(Kosova Sot Online)